Ndërlidhjet

Lajme

Putin dhe Lukashenka takohen në Minsk

Vladimir Putin (majtas) dhe Aleksandr Lukashenka në një takim të mëparshëm
Vladimir Putin (majtas) dhe Aleksandr Lukashenka në një takim të mëparshëm

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenka, takohen sot në Minsk dhe marrin pjesë në një forum rajonal.

Kremlini tha se të dy presidentët do të diskutojnë për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Ekonomik të Evroazisë.

Dje, afro 350 pjesëmarrës në Forumin e Rajoneve të Rusisë dhe Bjellorusisë kanë disktuar për problemet sociale dhe ekonomike.

Pritet që pjesëmarrësit e këtij forumi do të nënshkruajnë kontrata dhe marrëveshje bilaterale në vlerë prej 300 milionë dollarësh.

XS
SM
MD
LG