Ndërlidhjet

Dalja e Britanisë nga BE-ja “do të shkatërronte qytetërimin politik”


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, paralajmëroi se dalja e mundshme e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të kërcënojë “qytetërimin perëndimor politik”.

Tusk tha se vota për largim nga BE-ja do t’i rriste forcat anti-evropiane.

“Si historian, druaj se dalja e Britanisë nga BE-ja do të ishte fillimi i shkatërrimit jo vetëm të BE-së, por edhe i qytetërimit perëndimor politik në tërësi”, i tha Tusk gazetës gjermane Bild.

Referendumi në Britani, që do të përcaktojë të ardhmen e këtij vendi në BE, do të mbahet më 23 qershor.

Tusk tha se të gjithë në BE do të humbasin ekonomikisht nëse Britania largohet.

“Secila familje e di se divorci është traumatik për të gjithë. Secili në BE, por sidomos vetë britanikët, do të humbasin ekonomikisht”, tha Tusk.

XS
SM
MD
LG