Ndërlidhjet

Policia largon uzurpatorët nga pronat publike


Pamje të lirimit të pronave të uzurpimit në Prishtinë, 6 maj 2016
Pamje të lirimit të pronave të uzurpimit në Prishtinë, 6 maj 2016

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për medie ka njoftuar se “me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Deçan, ka realizuar planin operativ “Prona 2”, i cili ka pasur për qellim largimin e uzurpatorëve nga pronat nën menaxhimin e Agjecisë Kosovare për Privatizim, që gjenden në komunat e Junikut, Deçanit dhe të Gjakovës.

Në komunikatën e policisë thuhet se “gjatë këtij operacioni zyrtarët kompetent kanë vendosur shiritat dhe shenjat zyrtare në pesë lokacione me sipërfaqe 285 hektar, të privatizuar nga AKP-ja vite më parë”.

Sipas policisë, lidhur me rastin janë intervistuar 8 (tetë) persona të dyshuar, si dhe pritet të intervistohen edhe disa të tjerë të cilëve iu janë dërguar ftesat zyrtare për paraqitje në Polici.

Hetimet e kryera janë bërë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe në konsultim me të rasti shkon ne procedurë te rregullt

XS
SM
MD
LG