Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi ka takuar Papa Françeskun


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një audiencë private është pritur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga Zyra e presidencës së Kosovës.

Siç është thënë në këtë komunikatë, takimi i presidentit Thaçi me Papa Françeskun, ka zgjatur me shumë se gjysmë ore.

“Presidenti Thaçi ka thënë se vlerat që përfaqëson Selia e Shenjtë, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca janë vlera për të cilat është duke u angazhuar edhe Kosova”.

Sipas komunikatës, “ Presidenti Thaçi, Atin e Shenjtë e ka njoftuar edhe për konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës si shtet” dhe se “ Kosova është shembull në rajon dhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën mes popujve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike”.

Gjithashtu, presidenti Thaçi “është shprehur i gëzuar që po bëhet shenjtërimi i Nënës Terezë, e cila është mishërim i vlerave universale”, si dhe “ ka falënderuar Atin e Shenjtë edhe për përkrahjen që Vatikani i ka dhënë gjithnjë popullit të Kosovës”.

Presidenti i ka dorëzuar Atit të Shenjtë ftesën që të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt si dhe i ka shprehur dëshirën që Selia e Shenjtë të njohë shtetin e Kosovës sa më parë.

XS
SM
MD
LG