Ndërlidhjet

Hillary Clinton e kritikoi rivalin Donald Trump për ekonomi


Hillary Clinton
Hillary Clinton

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, sot e ka kritikuar rivalin e saj republikan, Donald Trump, duke e cilësuar si kartastrofë potenciale për ekonomi.

Gjatë fjalimit të saj në Ohajo, ajo theksoi se “mbreti i borxheve” do të shkaktoj “recesion Trump”, raporton agjencia Reuters.

“Ai ka bërë pasuri me paraqitje të falimentimeve dhe duke i mashtruar kreditorët e tij”, tha Hillary Clinton për zotin Trump, dhe ka shtuar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk bëjnë biznes në mënyrën e Trumpit”.

Ky fjalim i zonjës Clinton u bë në periudhën e fushatës së ashpër për zgjedhjet e përgjithshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, që mbahen më 8 nëntor.

Pritet që Donald Trump nesër në Nju Jork do ta mbajë një fjalim, në të cilin do ta kritikoj rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton.

XS
SM
MD
LG