Ndërlidhjet

SHBA: Ankesa lidhur me keqtrajtimet në rritje të diplomatëve në Rusi


Ilustrim
Ilustrim

Keqtrajtimi dhe spiunimi i diplomatëve amerikanë në Moskë është rritur dukshëm dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka shtruar këtë çështje aktualisht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Departameti amerikan i shtetit tha mbrëmë se për herë të fundit këtë çështje Kerry e ka paraqitur te Putini në muajin mars.

“Ne shohim rritje dhe ne e marrim atë seriozisht”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Elizabeth Trudeau, dhe ka shtuart se keqtrajtimi nga agjentët rusë të sigurisë dhe policia e trafikut, ishte çështje që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit, prej se Shtetet e Bashkuara kanë imponuar sanksione kundër Rusisë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë.

Ambasadat e tjera perëndimore kanë raportuar për sjellje të ngjashme ndaj diplomatëve të tyre në Moskë.

Zëdhënësja Trudeau ka thënë se keqtrajtimi i diplomatëve të Shteteve të Bashkuara ka ndodhur edhe jashtë Rusisë.

Uashingtoni i ka tërhequr kredencialet e disa konsujve të nderit të Rusisë në muajin janar, si shenjë e hakmarrjes për keqtrajtimin e diplomatëve të vet.

Në shenjë të përgjigjes, Ministria e jashtme e Rusisë i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për provokim të diplomatëve rusë në SHBA dhe çdokund tjetër.

Konsujt e nderit zakonisht janë shtetas amerikanë, që kryejnë shërbime konsullore në emër të qeverisë së jashtme. Pesë vetë ishin të vendosur në Kaliforni, Floridë, Minesota, Utah dhe Porto-Riko.

XS
SM
MD
LG