Ndërlidhjet

Mustafa: Kufirin nuk mund ta ndryshojmë duke i ndryshuar komisionet


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi, një subjekt opozitar e ka shndërruar në kauzë politike.

Mëtutje, në një shkrim në rrjetin Facebook, zoti Mustafa theksoi se “nuk duhet të luajmë me ndjenjat e qytetarëve për kauza politike, sepse kjo na kushton shumë”.

Sipas tij, “kufirin nuk mund ta ndryshojmë duke i ndryshuar komisionet” dhe se “kufiri është vullnet i të dy palëve, në rastin tonë edhe i faktorit ndërkombëtar”.

Zoti Mustafa ka shprehur përkushtim se qeveria do t’i kryej procedurat që demarkacioni të rafitikohet në Kuvendin e Kosovës.

XS
SM
MD
LG