Ndërlidhjet

Liderët myslimanë i dënuan sulmet në Medinë


Pjesëtarët e sigurisë saudite janë tubuar në vendin e sulmit vetëvrasës afër Xhamisë së Profetit në Medinë
Pjesëtarët e sigurisë saudite janë tubuar në vendin e sulmit vetëvrasës afër Xhamisë së Profetit në Medinë

Tri sulme vetëvrasëse në Arabinë Saudite, përfshirë një afër vendit më të shenjtë islam, janë dënuar në gjithë botën myslimane.

Afër Xhamisë së Profetit në Medinë dje janë vrarë katër rojtarë, ndërsa në sulmet jashtë një xhamie shiite dhe Konsullatës së Shteteve të Bashkuara, në dy qytete të tjera saudite, janë vrarë vetëm sulmuesit.

Këshilli i Lartë i Ulemave, trupa më e lartë religjioze në Arabinë Saudite, që udhëhiqet nga sunitët, tha se bombarduesit “e kanë dhunuar çdo gjë që është e shenjtë”.

Universiteti Al-Azhar në Kajro, që është institucioni më i lartë arsimor sunit islam, po ashtu, i ka dënuar sulmet duke theksuar se ato ishin të drejtuara kundër “shtëpive të Zotit, veçanërisht Xhamia e Profetit”.

“Më nuk kanë mbetur linja të kuqe që nuk janë kaluar nga terroristët”, ka thënë ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, dhe ka shtuar se “sunitët, shiitët, do të mbeten viktima, derisa të mos qëndrojnë si një”.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por dyshimi ka rënë në grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), që kishte bërë thirrje për përmbysjen e monarkisë saudite.

Mbështetësit e IS-it më parë kanë ndërmarrë sulme me bomba në shtetet e Gjirit.

Një zëdhënës i Ministrisë së brendshme të Arabisë Saudite e ka identifikuar njërin prej sulmuesve si pakistanez, 35 vjeçar, me emrin, Abdullah Qalzar Khan.

XS
SM
MD
LG