Ndërlidhjet

Këshilli NATO – Rusi do të mbajë takim pas samitit të Polonisë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

NATO thotë se do të mbajë bisedime të reja me Rusinë gjatë javës së ardhshme, që i bjen disa ditë pas një samiti të aleancës veri-atlantike që do të mbahet në Varshavë të Polonisë.

Në qendër të diskutimeve të këtij samiti do të jenë veprimet e Moskës në pjesën lindore të Evropës.

“Ne kemi vendosur së bashku me Rusinë që të mbajmë një takim të Këshillit NATO – Rusi”, ka thënë përmes një komunikate sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg ka thënë se takimi do të mbahet më 13 korrik në Shtabin e NATO-s në Bruksel, pak pas samitit në Poloni i cili mbahet më 8 dhe 9 korrik.

Takimi do të përfshijë ambasadorët e të gjitha 28 shteteve anëtare dhe Rusisë.

Stoltenberg ka thënë se këshilli e ka “një rol të rëndësishëm në forumin e dialogut dhe ndarjes së informacionave, për të zvogëluar tensionet...”

Këshilli NATO – Rusi kishte mbajtur takimin e parë në muajin prill prej qershorit të vitit 2014, por Stoltenberg pas takimit kishte deklaruar se ka pasur mosmarrëveshje të mëdha.

Marrëdhëniet në mes të NATO-s dhe Rusisë kanë rënë në nivel të Luftës së Ftohtë prej aneksimit të Krimesë nga Ukraina që i bëri Rusia në vitin 2014 dhe për shkak të rolit të Moskës në konfliktin që po ndodhë në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG