Ndërlidhjet

Armeni: Në përleshjet me policinë - dhjetëra të plagosur


Dhjetëra të plagosur pas përleshjeve Erevan
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:03 0:00

Dhjetëra të plagosur pas përleshjeve Erevan

Policia speciale është përleshur me qindra protestues mbrëmë vonë, afër kompleksit të policisë në kryeqytetin Erevan, që është i okupuar nga personat e armatosur, të ndërlidhur me opozitën në Armeni.

Dhuna, nga e cila janë lënduar tre gazetarë të Radios Evropa e Lirë, ka shpërthyer pas të shtënave dhe eksplodimeve, që dëgjoheshin nga kompleksi i Stacionit të policisë në lagjen jugore Erebuni. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse forcat e policisë kishin zhvilluar operacion të shkallës së gjerë atje.

Protestuesit, që i mbështesin personat e armatosur, papritmas janë përpjekur t’i afrohen ndërtesës nga lagjja e afërt, Sari Tagh. Disa prej tyre kanë hedhur gurë kur ata janë konfrontuar me policinë speciale, që ka përdorur granata trullosëse.

Shefi i Policisë së Erevanit, Ashot Karapetian, dhe zyrtarët e lartë të agjencive për zbatim të ligjit, ua kanë tërhequr vërejtjen dy liderëve të protestuesve, Armen Martirosian dhe Levon Barseghian, se ata duhet ta drejtojnë masën prapa në qendër të qytetit.

Armenë, ju nuk i keni nën kontroll ata”, ka thënë shefi i policisë Karapetian dhe ka shtuar se “ata po gjuajnë gurë, ndërsa disa policë janë të lënduar. Thuaju njerëzve le të kthehen prapa ku ju keni mbajtur tubime deri tash”.

Njëri nga liderët e protestuesve, Armen Martirosian, ka thënë se gurët ishin gjuajtur nga “provokatorët” dhe i ka siguruar oficerët se masa e protestuesve nuk ka për qëllim të kalojë nëpër kordonin e policisë dhe të depërtojë në kompleksin e stacionit policor.

Por, oficerët nuk i kanë pranuar këto siguri të paraqitura nga ky lider i protestuesve. Ata kanë theksuar se tubimi është ilegal dhe se të shtënat rreth kompleksit të policisë, paraqesin rrezik të madh për të gjithë pjesëmarrësit.

Pas afro 10 minutash, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe granata trullosëse kundër protestuesve.

Disa protestues, përfshirë tre gazetarë të Radios Evropa e Lirë - Karlen Aslanian, Hovannes Movsisian dhe Garik Harutiunian, janë sulmuar dhe rrahur nga një grup i madh i njerëzve të armatosur me rroba civile, derisa ata tërhiqeshin nga qendra e Erevanit.

Njerëzit, që duket se ishin oficerë të policisë, e kishin tejet të qartë se ata po i sulmonin gazetarët.

“A po filmoni?”, i ka pyetur reporterët njëri prej personave të armatosur, para se ta godiste gazetarin Movsisian, duke e thyer kamerën e tij dhe duke ia marrë shenjën e gazetarit.

“U thashë se nuk po xhiroja, por ata kanë vazhduar të më godasin”, ka thënë Movsisian me telefon dhe ka shtuar se e ka parë një duzinë njerëzish nga radhët e protestuesve të lënduar dhe të arrestuar.

Dy gazetarët e tjerë të Radios Evropa e Lirë, po ashtu, ishin lënduar para se të largoheshin të sigurt nëpër një rrugë tjetër.

Pothuajse në të njëjtën kohë, policia, po ashtu, e ka shpërndarë një turmë më të vogël të njerëzve, që ishin tubuar në një rrugë që çonte në stacionin e okupuar të policisë. Në këtë segment rrugor janë organizuar protesta gati të çdoditshme në mbështetje të personave të armatosur në stacionin e policisë.

Policia e ka përdorur forcën, pak momente pasi një oficer i lartë u tha afro 200 njerëzve që qëndronin aty, se tubimi i tyre ishte ilegal. Pas kësaj, janë arrestuar dhjetëra protestues.

Një person i ri ishte i përgjakur në fytyrë, derisa policët e tërhiqnin. Oficerët pretendonin se ai ishte rrëzuar në tokë dhe ishte lënduar para se të kapej nga policët.

Në këtë hapësirë, policia nuk i ka sulmuar gazetarët ose penguar punën e tyre.

Një tjetër korrespondent i Radios Evropa e Lirë, i ka parë shtatë njerëz duke vrapuar për në qendrën mjekësore në Erebuni, që ishte spitali më i afërt, pas më tepër se një ore pas shpërthimit të dhunës. Katër prej tyre ishin policë të lënduar. Nuk ishte e qartë se kush ishin të tre personat e tjerë të lënduar.

Një polic është plagosur nga të shtënat me armë jashtë kompleksit të policisë në Erebuni dhe është dërguar në spital”, ka shkruar në rrjetin Facebook në mesnatë, zëdhënësi i policisë së Armenisë, Ashot Aharonian.

Ai nuk ka shkruar se kush ka shtënë kundër policit.

Së paku 20 protestues të lënduar janë dërguar në një spital tjetër në kryeqytetin Erevan. Një mjek në këtë spital i ka thënë Radios Evropa e Lirë se shumica prej tyre kishin të djegura të shkaktuara nga mjetet policore dhe se dy prej tyre ishin në gjendje serioze.

Njëherësh, Aharonian e ka mbrojtur përdorimin e forcës kundër protestuesve në Sari Tagh, duke pretenduar se protestuesit ishin përpjekur t’u bashkoheshin personave të armatosur që janë të rrethuar nga policia, në këtë lagje.

Ai ka insistuar se forcat e sigurisë “nuk po ndërmarrin kurrfarë operacioni” kundër personave të armatosur që janë mbështetës të opozitës.

Aharonian ka premtuar se policia “menjëherë” do të zhvillojë hetime për sulmet e dhunshme kundër gazetarëve të Radios Evropa e Lirë dhe mediet e tjera, që kanë raportuar nga zhvillimet dramatike në kryeqytetin e Armenisë.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG