Ndërlidhjet

Grupi sirian thotë se nuk ka armëpushim në Aleppo


Aleppo
Aleppo

Një grup aktivist sirian thotë se nuk ka pasur ndërprerje të luftimeve ndërmjet rebelëve dhe forcave qeveritare në Aleppo, pavarësisht një armëpushimi tre-orësh të deklaruar nga ushtria ruse, e cila po lufton përkrah qeverisë.

Rami Abdurrahman, kreu u Observatorit Sirian për të Drejta të Njeriut, me bazë në Britani të Madhe, tha sot se palët po përballen në lagjen jugperëndimore të Ramousehut, të cilën rebelët e kanë marrë nën kontroll prej forcave qeveritare fundjavën e kaluar.

Raportet e Reutersit thonë se banorët e lindjes së Aleppos, që po mbahet nga opozita, po raportojnë për praninë konstante të aeroplanëve luftarakë.

Rusia, e cila mbështet presidentin Bashar al Assad dhe qeverinë e tij, tha dje se do të vëzhgojë një armëpushim tre-orësh të përditshëm, që nis nga 11 gushti, për të ndihmuar shpërndarjen e ndihmave për banorët e Aleppos, të cilat kanë mbetur të ngujuar nga luftimet.

Rreth 2 milionë njerëz janë përreth Aleppos, pa furnizime jetësore, sipas OKB-së.


XS
SM
MD
LG