Ndërlidhjet

Trump: Komenti se Obama është themelues i IS-it, “sarkazëm”


Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump ka thënë se deklarata që e ka bërë duke thënë se presidenti aktual amerikan, Barack Obama është themelues i grupit militant, Shteti Islamik ka qenë “sarkazëm”.

Përmes një postimi në rrjetin social, “Twitter”, Trump e ka kritikuar rrjetin televiziv amerikan, CNN duke thënë se ata u morën tepër seriozisht me deklaratën e tij për Obamën.

“Ata nuk e kuptojnë sarkazmën”, ka shkruar Trump.

Disa herë gjatë tubimeve parazgjedhore, Trump ka thënë:

"Qeveria e jonë nuk është duke na ofruar mrbojtje të mirë. Qeveria jonë e ka lëshar ISIS-in. Unë e quaj Presidentin Obama dhe Hillay Clintonin si themelues të ISIS-it”, ka thënë Trump.

Të njëjten akuzë ai e ka përsëritur edhe gjatë dy intervistave televizive. I pyetur nga një moderator radioje nëse me këtë deklaratë mendonte që Obama ka krijuar kushtet për krijimin e Shtetit Islamik, Trump e bënë të qartë: “Jo, unë vërtetë mendojë që ai është themelues i ISIS-it”.

Gjatë tubimeve para përkrahësve të tij, ai gjithashtu disa herë e ka përsëritur se Obama dhe rivalja e tij nga demokratët janë “lojtarët më të mirë” të Shtetit Islamik.

"ISIS do i ndajë Hillary Clintonit çmimin e lojtarit më të vlefshëm. Garuesi i vetëm për këtë është Barack Obama. Por, ISIS po shpreson që Clinton të fitojë”, ka thënë Trump në Florida.

Fushata e Hillary Clinton ka thënë mbrëmë se Trump po flet gjera të pista për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se ai me këto deklarime po i jep zë temave të përmendura nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Kjo nuk është hera e parë që kandidati republikan është dashur të tërhiqet nga deklarimet e veta. Dhe, deri më tash, komentet kontraverse po i kushtojnë atij jo vetëm me përkrahje popullore, por edhe me humbjen e mbështetjes nga vet pjesëtarët e partisë republikane.

70 anëtarë të partisë republikane në SHBA kanë mbledhur nënshkrimet më 11 gusht në një letër dërguar liderëve të partisë duke iu kërkuar atyre që të mos e ndihmojnë më kandidatin republikan për president, Donald Trump.

Ata duan që partia më mirë të përqëndrojë burimet financiare të partisë në mbrojtjen e kandidatëve republikanë për Kongres që e kanë vështirë të fitojnë.

Përgatiti: Artan Haraçia

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG