Ndërlidhjet

Erdogan insiston në mbylljen e shkollave të Gylenit në Irak


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i rajonit kurd të Irakut, Massoud Barzani, kanë biseduar për mbylljen e shkollave që kanë lidhje me klerikun islamik Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e grushtshtetit të dështuar të muajit të kaluar.

Të martën në Ankara, Erdogan dhe Barzani gjithashtu kanë biseduar për luftën kundër Shtetit Islamik dhe militantëve kurdë të PPK-së, të cilët janë të vendosur në mallet Qandil, në veri të Irakut, ka thënë një burim nga presidenca.

Ky burim ka thënë se Barzani ka shprehur mbështetjen e tij për Erdoganit pas puçit ushtarak të 15 korrikut. Po ashtu ky burim ka thënë se Barzani është pajtuar që të mbyllë shkollat dhe institucionet e tjera që janë të lidhura me Gylenin, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara.

Turqia zyrtarisht më 23 gusht ka kërkuar nga SHBA ekstradimin e Gylenit.

Gulen ka hedhur poshtë pretendimet se ka mbështetur grushtshtetin e dështuar në Turqi.

XS
SM
MD
LG