Ndërlidhjet

Turqia ekstradon 5 shtetas të Maqedonisë, tentuan t’i bashkohen IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Truqia ka ekstraduar pesë shtetas të Maqedonisë pasi ata tentuan që t’i bashkoheni grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Ministria e Brendshme maqedonase, ka thënë se pesë persona janë arrestuar nga autoritetet turke , dy javë më parë në Stamboll.

Pesë personat e ekstraduar janë nga mosha 18 deri 24 vjeç. Ministria ka thënë se edhe disa persona të tjerë janë arrestuar gjatë një bastisje në Stamboll.

Personat e ekstraduara janë akuzuar nga autoritetet e Maqedonisë dhe gjenden në paraburgim.

Në Maqedoni është e paligjshme që të bashkohet në luftëra të huaja apo gruepeve paramilitare.

Vitin e kaluar, Maqedonia ka dënuar 11 persona, të cilët kishin tentuar t’i bashkohen IS-it, ndërkaq edhe ndaj shtatë të tjerëve janë ngritur aktakuza. Autoritetet maqedonase thanë se 25 qytetarë të këtij shteti janë vrarë duke luftuar me militantët në Siri dhe Irak dhe vlerësohet se rreth 50 të tjerë janë akoma janë atje duke luftuar.

XS
SM
MD
LG