Ndërlidhjet

BE mohon se kanë dështuar bisedimet tregtare me SHBA-në


Ignacio Garcia Bercero
Ignacio Garcia Bercero

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian në bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara hodhi poshtë pretendimet e një ministri gjerman se negociatat për paktin për tregti të lirë midis BE-së dhe SHBA-së kanë dështuar.

Negociatori evropian, Ignacio Garcia Bercero, tha se deklaratat e ministrit gjerman të Ekonomisë, Sigmar Gabriel, janë të ekzagjeruara.

Gabriel tha të dielën se bisedimet BE-SHBA për të ashtuquajturin Partneritet Trans-atlantik i Tregtisë dhe Investimeve “de facto kanë dështuar, edhe pse askush nuk e pranon një gjë të tillë”.

Gabriel tha se në 14 raunde bisedimesh, që janë fokusuar në 27 kapituj të Partneritetit Trans-atlantik, dy palët nuk janë pajtuar as për një kaputull të vetëm”.

XS
SM
MD
LG