Ndërlidhjet

Putin thotë se nuk e di kush e ka kryer sulmin kibernetik ndaj demokratëve


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai nuk e di se kush i ka hakuar e-mailet e Partisë Demokratike në SHBA por ka shtuar se qeveria ruse nuk ka qenë e përfshirë.

Putin tha se mund të jetë e pamundur që të gjenden përgjegjësitë por pyeti “a ka rënëdësi se kush i ka hakuar këto të dhëna?”

Putin ka folur vetëm dy ditë para fillimit të takimit të G-20, që këtë vit mbahet në Kinë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Barack Obama, ka thënë se gjëja e rënësishme është “se të dhënat janë dhënë për publikun”.

Emailet e hakuara janë publikuar nga ËikiLeaks në korrik, dhe në to tregohet seKomitetit Kombëtar Demokratik (DN) ka favorizuar kandidaten për presidente Hillary Clinton ndaj kundërkandidatit Bernie Sanders.

Gjithashtu është hakuar rrjeti kompjuterik i përdorur nga fushata e Clinton dhe komiteti për mbledhjen e fondeve të Partisë Demokratike.

Ky skandal çoi në dorëheqjen e kryetares së DNC-së dhe tre zyrtarëvë të tjerë të lartë.

Clinton ka thënë se në këtë sulm kibernetik ka qenë e përfshirë edhe shërbimi i inteligjencës së Rusisë, ndërkaq, disa zyrtarë të tjerë kanë sugjeruar se Kremlini është duke u munduar që të ketë ndikim në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke favorizuar kandidatin republikan Donald Trump.

Por Putin ka thënë se Moska “asnjëherë s’ka ndërhyrë në politikën e brendshme amerikane, nuk është duke ndërhyrë dhe as nuk ka qëllim ta bëj një gjë të tillë”.

XS
SM
MD
LG