Ndërlidhjet

Zarif akuzon sauditët për “ekstremizëm fanatik”


Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif ka akuzuar autoritetet saudite për “ekstremizëm fanatik”, pasi janë shkëmbyer fjalë në mes të dyja palëve për pelegrinazhin e haxhit.

“Në të vërtetë, nuk ka ngjashmëri ndërmjet islamit të iranianëve dhe shumicës së myslimanëve, dhe ekstremizmit fetar që kleriu i lartë vehabi dhe klerikët e tjerë terroristë sauditë predikojnë”, ka shkruar në Tëitter, Zarif.

Komentet vijnë pasi Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Abdulaziz al-Sheikh, ka thënë se iranianët – që kryesisht janë shiitë- “nuk janë myslimanë”.

Kleriku saudit me këto komente i është përgjigjur liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka kritikuar autoritetet saudite, për mënyrën se si po i menaxhojnë vendet e shenjta islame, Mekën dhe Medinën.

Irani ka deklaruar se nuk do të dërgojë asnjë pelegrin në haxh, i cili fillon më 10 shtator, për shkak se bisedimet me zyrtarët saduitë lidhur me çështjen e sigurisë kanë dështuar.

Të paktën 2,297 pelegrinë u vranë vjet, pasi u shtypën nga turma në haxh, ku shumica prej tyre ishin nga Irani.

XS
SM
MD
LG