Ndërlidhjet

Khodorkovsky: Projekt për gjetjen e pasardhësit të Putinit


Mikhail Khodorkovsky
Mikhail Khodorkovsky

Pasaniku rus dhe kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, e ka lansuar një projekt për identifikimin e personave, që do të mund ta zëvendësonin presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në zgjedhjet e vitit 2018.

Khodorkovsky nga Londra u tha sot gazetarëve në Moskë se projekti i quajtur “Në vend të Putinit”, është lansuar në Internet në adresën vmestoputina.ru.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha sot gazetarëve se projekti i Khodorkovskyt “është skicuar nga njerëzit, të cilët pakthyeshëm janë shkëputur nga Rusia dhe agjenda ruse”.

Dikur njëri nga njerëzit më të pasur në Rusi, derisa ishte shef ekzekutiv i kompanisë më të rëndësishme të naftës, Yukos, Mikhail Khodorkovsky i ka kaluar 10 vjet në një burg në Siberi, për evazion të taksave dhe akuza për keqpërdorim.

Khodorkovsky thotë se këto akuza dhe dënimi i tij ishin me motive politike.

Ai u largua nga Rusia, pasi presidenti, Vladimir Putin, e amnistoi në dhjetor të vitit 2013.

Khodorkovsky tash jeton kryesisht në Zvicër dhe Britani.

XS
SM
MD
LG