Ndërlidhjet

Indira Sinanoviq, gruaja e parë me nixhab në zgjedhjet e BeH


Indira Sinanoviq
Indira Sinanoviq

Indira Sinanoviq të cilën Partia për Veprim Demokratik e ka kandiduar për këshillin komunal të Zavidiviqit në Bosnjë e Hercegovinë, është femra e parë me nixhab që do të marrë pjesë ne zgjedhjet e Bosnjës.

Premton se do të luftojë për të drejtat sociale, kundër diskriminimit, dhe mbi të gjitha për të drejtat e gruas që mbajnë simbole fetare.

Indira Sinanoviq, nënë e dy fëmijëve, për Radion Evropa e Lirë thotë se para “dy vjetësh ka filluar të punojë si gazetare e TV IML në Zenicë, dhe projektet fillimisht kanë qenë të karakterit humanitar për të ndryshuar në temat politike e shoqërore”.

“Pas disa projektesh kam njohur disa njerëz, duke ardhur deri tek ideja që të mos pyesin nëse do të kandidoja politikisht. Shtrohet pyetja: pse jo? E drejtë e secilit qytetar të Bosnjë dhe Hercegovinës është të zgjidhet, por edhe të zgjedh”

Ju fenë tuaj, unë timen

“Personalisht, në këtë punë, si gazetare asnjëherë nuk kam pasur problem me diskriminimin. Kur kam vendosur që të kandidojë kam dashur që të ‘rrënojë’ këtë kufi të diskriminimit”, thotë Sinanoviq, duke shtuar se në Bosnjë “nuk ekziston një grua me simbole fetare që nuk ka përjetuar një lloj diskriminimi”.

“Në Bosnjë e Hercegovinë aktualisht mbretëron një situatë e tillë që krijohet përshtypja mbi bazë vizuele, por ndodh që edhe të të hedhin fjalë: “Ninxha”, të të thonë diçka, të të fyejnë, të të përulin. Por nuk më njohin”, tha ajo.

Sinanoviq thotë se kushdo që “e njeh, ulet dhe pi një kafe, ose ka një projekt thotë: “më falni, kisha tjetër mendim dhe ju nuk jeni ashtu siç kemi menduar. Na falni pse kemi menduar ashtu”.

Ju fenë tuaj, unë timen!

BeH duhet të jetë vend i diversitetit

“Nëse më pyesni nëse do të luftoja për të drejtat e grave të feve të tjera unë jam për atë. Them – meqë mendoj se dikush duhet të më respektojë, ashtu duhet të respektohen të drejtat e të tjerëve."

"Nëse Bosnjë e Hercegovina, dëshiron që të ecë drejt rrugës evropiane, duhet të jetë vend I diversitetit. E dimë se Bosnja e Hercegovina nuk ka shumë gra politikane. Për aq sa jemi të diskriminuara, edhe ne vet gratë deri diku bartim përgjegjësitë, për arsye se nuk angazhohemi sa duhet”, tha Indira Sinanoviq për Radion Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG