Ndërlidhjet

Forcat siriane nisin operacion tokësor në Alepo


Alepo
Alepo

Forcat e qeverisë siriane sot kanë nisur një operacion në terren, për të rimarrë kontrollin e qytetit të Alepos, ku janë të bllokuar më shumë se 250 mijë civilë.

Trupat qeveritare kanë marrë nën kontroll qarkun në qendër të Alepos që kontrollohej nga rebelët.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka thënë se trupat siriane kanë marrë nën kontroll Farafra, që gjendet afër kalasë së famshme të Alepos.

Ushtria siriane ka njoftuar për operacionin për të rimarrë Alepon që prej 22 shtatorit, vetëm disa ditë pasi u prish marrëveshja e armëpushimit e arritur në mes të SHBA-së dhe Rusisë.

Që atëherë, avionët luftarakë rusë dhe sirianë kanë bombarduar lagjet në lindje të Alepos dhe sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejta të Njeriut, në këto sulme janë vrarë mbi 200 njerëz.

XS
SM
MD
LG