Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Familjarët: Raketa që rrëzoi MH17 u lëshua nga territori i separatistëve pro-rusë


Familjarët e viktimave të avionit të pasagjerëve që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur, të cilët janë takuar privatisht me zyrtarët e këtij komiteti, kanë njoftuar se komiteti ka gjetur se MH17 është rrëzuar nga një raketë e tipit Buk, e lëshuarnga territori i kontrolluar nga separatistët pro-rusë në Lindje të Ukrainës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, pas takimit me zyrtarët, Robbie Oehlers, i cili ka humbur një kushëri në këtë tragjedi dhe Piet Ploeg, që humbi vëllain, tha se Komiteti ka ardhur në përfundim, se raketa Buk ishte kontabanduar nga Rusia për në Ukrainë dhe vetëm pak kohë pas incidentetit ishte dërguar sërish në Rusi.

Nga rrëzimi i avionit të pasagjerëve të Malaysia Airlines, më 17 korrik të vitit 2014, kanë humbur jetën 298 personat që ishin në bord.

XS
SM
MD
LG