Ndërlidhjet

Maqedoni: Shpërndahet parlamenti, zgjedhjet më 11 dhjetor


Pamje nga një seancë e Parlamentit të Maqedonisë
Pamje nga një seancë e Parlamentit të Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë sot ka marrë vendim për shpërndarjen e tij, pasi shumica dërmuese e deputetëve kanë votuar për këtë masë.

Për kanë votuar 110 deputetë, ndërsa kundër nuk ishte askush, duke e hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 11 dhjetor.

Parlamenti i Maqedonisë i ka 123 anëtarë.

“Zgjedhjet e ardhshme në dhjetor duhet ta përfundojnë krizën politike”, tha më herët gjatë ditës, ministri i financave i Maqedonisë, Kiril Minoski, në parlament.

Sot, po ashtu, Parlamenti i Maqedonisë e ka miratuar buxhetin për vitin 2017.

XS
SM
MD
LG