Ndërlidhjet

BE-ja 'nuk e kërcënon' Rusinë me sanksione për sulmet në Siri


Flamuj të Bashkimit Evropian
Flamuj të Bashkimit Evropian

Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të mbajnë të gjitha opsionet e hapura, për t’iu përgjigjur mizorive të kryera në Siri nga rusia dhe regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, por nuk e kanë bërë të qartë nëse po e kërcënojnë Moskën me sanksione të reja.

Pavarësisht retorikës së ashpër kundër bombardimeve ruse dhe siriane në qytetin e Alepos, liderët e BE-së, pas takimit në ditën e parë të samitit të mbajtur në Bruksel, nuk ranë dakord mbi një deklaratë, përmes së cilës do t’i dërgohej një mesazh Moskës, se ajo mund të përballet me masa ndëshkuese.

Kryeministri italian, i cili mbanë presidencën e radhës të BE-së, së bashku me Sllovakinë, është dalluar në mesin e liderëve të tjerë evropian, për të përjashtuar gjuhën e ashpër në një deklaratë të tillë, të cilën e kanë kërkuar Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar dhe shtete të tjera, të cilët kanë thënë se duhet të ketë kërcënim me sanksione ndaj individëve dhe organiatave ruse që mbështesin regjimin sirian.

“Strategjia e Rusisë është që të dobësojë BE-në”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk. Ai tha se në takim – i cili zgjati deri në mesnatë- gjithashtu është diskutuar për shkeljet e hapësirës ajrore të BE-së nga Rusia, për fushatat desinformuese ruse, sulmet kibernetike dhe ndikimin në proceset politike në BE dhe më gjerë.

Në deklaratën përfundimtare të BE-së, fuqishëm u dënuan sulmet ndaj civilëve nga regjimi sirian dhe Rusia. U bë thirrje për vazhdimin e armëpushimit dhe u tha se BE-ja vazhdon të mbajë “të gjitha opsionet e hapura nëse mizori të tilla vazhdojnë”.

Presidenti francez, Francois Hollande ka thënë se “të gjitha opsionet janë të hapura përderisa nuk ka një armëpushim që respektohet dhe për sa kohë ka qëllim që të shkatërrohet ky qytet, Alepo, qyteti i martirëve”.

Kombet e Bashkuara kanë thënë më 20 tetor se nga bombardimet ruse dhe siriane në Alepo janë vrarë pothuajse 500 njerëz.(REL)

XS
SM
MD
LG