Ndërlidhjet

Policia në Meksikë zbulon në kufi me SHBA-në një tunel të fshehtë


Policia federale në Meksikë
Policia federale në Meksikë

Prokurorët në Meksikë thonë se kanë zbuluar një tunel të pajisur me ventilim dhe me ndriçim që kalonte nga qyteti Tijuana drejt Shteteve të Bashkuara.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm nuk tha nëse tuneli i gjatë prej mbi 500 metrash ka arritur deri në tokën e SHBA-së.

Tuneli ka shina me gjasë për të shtyrë vagonët, me siç mendohet, drogë. Është i gjerë rreth 2 metra dhe afro 3 metra i lartë dhe ishte i ndërtuar 7 metra nën tokë.

Prokurorët kanë gjetur 2 tonë marihuanë të paketuar në shtëpinë ku fillonte tuneli që ndodhej në pjesën e Meksikës, njofton AP.

Policia Federale, tha të hënën, se ka zbuluar edhe afro 2 kilogramë të metamfetaminës të fshehur në një rrotë të djathit në një objekt për shpërndarjen e paketave në Mexico City.

Policia federale tha se gjatë një inspektimi me rreze X të djathit ka zbuluar paketën e fshehur.

Në një tjetër kërkim, policia federale në shtetin Jalisco, përdori qentë nuhatës për të zbuluar mbi 15 kilogramë heroinë të fshehur në një tjetër paketë, në një shërbim të shpërndarjes së shpejtë. Varësisht nga prerja, heroina mund të furnizonte prej 150 mijë deri në 1.5 milionë dozë një gramëshe. (REL)

XS
SM
MD
LG