Ndërlidhjet

Tahiri: Nuk e kushtëzojmë Serbinë, dokumenti është i vitit 2014


Ministrja për dialog, Edita Tahiri
Ministrja për dialog, Edita Tahiri

'Prishtina nuk e ka kushtëzuar Serbinë në asnjë mënyrë, por dokumenti për të cilin flet Beogradi i është dorëzuar Brukselit më 2014 në kuadër të marrëveshjeve për temat për të cilat do të bisedohet gjatë bisedave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit', i ka deklaruar televizionit N1, ministrja për dialog e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri.

"Kosova askend nuk e kushtëzon. Asnjë dokument të ri nuk ia kemi dorëzuar Brukselit”, tha Tahiri duke shtuar se bëhet fjalë për, sic tha, “manipulim të Beogradit”.

Ajo tha se për dokumentin ka folur përpara Kuvendit të Kosovës “pasi ka kaluar një kohë që kur I ka njoftuar deputetët me bisedat me Beogradin”.

Mediat në Beograd kanë interpretuar një deklaratë të negociatores së Kosovës, Edita Tahiri, të ketë se “janë vënë kushte përpara Serbisë për hapjen e kapitujve”, në mesin e të cilave edhe “garanca e BE-së që anëtarësimi i Serbisë të kushtëzohet me “pranimin e Kosovës, kërkesën për vendosjen e kufirit ndërmjet shteteve Kosovë dhe Serbi dhe dëmshpërblimi i luftës”.

Qeveria e Serbisë ka mbajtur të enjten një mbledhje urgjente për shkak të “kërkesa skandaloze” të cilat i ka parashtruar Prishtina.

Ndërkohë, kryeministrii Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogherini, janë pajtuar se është me rëndësi që në një afat sa më të shpejtë të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel ga Prishtina dhe Beogradi.

Në një bisedë telefonike të Vuçiqit me Mogherinin, është konstatuar se zbatimi i marrëveshjeve në Bruksel, “paraqet bazën themelore për vazhdimin e dialogut edhe për temat e tjera”.

Ndërkohë që presidenca sllovake e Këshillit Evropian zyrtarisht ka deklaruar se “‘nuk ka pajtueshmëri që Serbia deri në fund të këtij muaji në negociata me BE-në të hap kapitullin e ri”, Beogradi zyrtar ‘arsyet e mos hapjes së kapitullit i ka parë në një ultimatum që, siç thuhet, “Kosova e ka vënë”.

XS
SM
MD
LG