Ndërlidhjet

Fatos Bytyçi i akzuon liderët serbë për mbrojtje të vrasësve


Pamje nga ceremonia e nderimit të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, që janë vrarë nga forcat serbe
Pamje nga ceremonia e nderimit të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, që janë vrarë nga forcat serbe

Fatos Bytyqi, vëllai i Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçit, të vrarë 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana të pasqaruara, i akuzoi sot liderët serbë për mbrojtje të vrasësve.

Ai i tha agjencisë Associated Press se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka premtuar vazhdimisht zyrtarëve amerikanë se Serbia do të zgjidhë rastin, porse ai ka thyer shumë premtime.

Autoritetet serbe “e dinë se kush e ka kryer krimin, kush e ka urdhëruar. Ato kanë prova dhe kanë dëshmitarë”, tha Bytyçi.

Vëllezërit Bytyçi kanë qenë shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka pranuar sot se rasti i ka rënduar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Trupat e pajetë të vëllezërve Bytyçi janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.

XS
SM
MD
LG