Ndërlidhjet

“Kristalet e Trepçës” ekspozohen në Kuvendin e Kosovës


Miniera e Trepçës
Miniera e Trepçës

Në Kuvendin e Kosovës është hapur ekspozita me kristalet që nxirren në minierën e Trepçës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se aty janë të ekspozuara minerale të ndryshme të nxjerra nga nëntoka e Kosovës.

“Kosova është jashtëzakonisht e pasur. Pasurinë më të madhe e ka rininë, resursin human të saj. Rinia është ari dhe diamanti i Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, Kosova ka resurse të pasura natyrale, të cilat, me forcën e mendjes, duhet të vihen në zhvillim të vendit tonë. Pikërisht ky është edhe mesazhi i kësaj ekspozite në mjediset e Kuvendit”, theksoi Veseli.

Ai tha se tashmë të gjithë ndihen të lehtësuar, pasi që “një gjigant ekonomik dhe krenari e Kosovës, siç është Trepça, tanimë e ka të sigurt rrugëtimin dhe transformimit e vet, duke u vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës”.

Kreu i Kuvendit tha se nga e mërkura kur hyn në fuqi Ligji për Trepçën, pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafellja, por do të jetë pjesë e të mirave materiale, në shfrytëzim të qytetarëve.

XS
SM
MD
LG