Ndërlidhjet

Thaçi: Vonesat e BE-së në liberalizim, padrejtësi historike


Presidenti, Hashim Thaçi
Presidenti, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka cilësuar si padrejtësi historike vonesat e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave. Qëndrimi i Thaçit është bërë publik përmes një komunikate për media pas takimit që zhvilloi me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosovës padrejtësisht i janë shtuar kritere nga Bashkimi Evropian, vetëm për t’i arsyetuar vonesat e panevojshme dhe të dëmshme për perspektivën tonë nga ana e Brukselit.

Ai ka shtuar se Kosova nuk meriton kushtëzime të tilla në procesin e liberalizimit të vizave, meqë BE-ja ka mjaft mekanizma që kushtëzimin ta bëjë gjatë procesit të anëtarësimit.

“Kam frikë se dikush në BE e ka ngatërruar keq procesin për liberalizimin e vizave me procesin e anëtarësimit të Kosovës. Po harroni se Kosova nuk bëhet anëtare e BE-së në momentin që hiqen vizat”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka thënë se shpeshherë e ka dëgjuar refrenin se BE-ja mëson nga gabimet e së kaluarës.

“Sikur kjo të ishte ashtu, atëherë cilët kufij u demarkuan nga Gjeorgjia apo Ukraina, nga të dyja këto vende që janë gati të marrin të drejtën e udhëtimit pa viza në BE në javët e ardhshme”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në takim me Komisionerin Hahn, presidenti Thaçi ka theksuar se vonesat në liberalizimin e vizitave dhe në qartësimin e rrugëtimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit po krijojnë hapësirë për fuqi të tjera që ta destabilizojnë rajonin.

XS
SM
MD
LG