Ndërlidhjet

Mediat: Trump zgjedh guvernatoren e Karolinës Jugore për ambasadore në OKB

  • RFE /RL

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur guvernatoren e Karolinës Jugore, Nikki Haley, vajzën e një imigranti nga India, e cila ka pak përvojë ndërkombëtare, që të jetë ambasadore e SHBA-së në OKB, ka njoftuar AP bazuar në shkrimet e mediave amerikane.

Guvernatorja, 44 vjeçare, e ka pranuar ofertën, kanë bërë të ditur burime të paemëruara të një gazete lokale në Karolinën Jugore.

Përzgjedhja e Haley, që mishëron tolerancën, mund të ketë për qëllim zbutjen e komenteve të debatueshme të Trumpit për imigrantët dhe pakicat, si dhe akuzave për seksizëm gjatë fushatës zgedhore për zgjedhjet e 8 nëntorit, kur e mundi rivalen demokrate, Hillary Clinton

Haley, që vitin e klauar nënshkroi ligjin për largimin e flamurit të Konfederatës nga ndërtesa e administratës në Karolinën Jugore, ka kritikuar Trumpin gjatë fushatës së zgedhjeve paraprake republikane, për mos ngritjen e zërit më fuqishëm kundër supremacistëve të bardhë.

Flamuri i Luftës Civile, një ëmblemë e Amerikës Jugore, ka qenë i ndërlidhur për një kohe të gjatë me skllavërinë.

Haley mbështeti rivalët e Trumpit në zgjedhjet paraprake para se deklaronte muajin e kaluar se do të votojë për Trumpin përkudnër rezervave që kishte për karakterin e tij.

Trump, një republikan, pritet të marrë detyrën në janar të vitit të ardhshëm. (REL)

XS
SM
MD
LG