Ndërlidhjet

Gjykata e Apelit vërteton dënimin për Zeqirja Qazimin dhe të tjerët


Gjykata e Apelit ka vërtetuar sot për Zeqirja Qazimin dhe gjashtë persona të tjerë dënimet e shqiptuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për vepra që lidhen me terrorizmin.

Gjykata e Apelit me anë të një një komunikate ka bërë të ditur lajmin për vërtetim të dënimit ndaj Qazimit dhe të tjerëve.

Sipas komunikatës, Apeli refuzoi ankesat e Prokurorisë dhe mbrojtjes për të dënuarit Zeqirja Qazimi, Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba.

Apeli njofton se vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj të datës 20.05.2016, sipas të cilit këta shtatë persona u dënuan për "rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist dhe nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar ose etnik".

Zeqirja Qazimi, ish-imam në xhaminë “El-Kudus” u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

XS
SM
MD
LG