Ndërlidhjet

Trump shpreson se vdekja e Castros do ta çoj “në liri” popullin kuban


Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka vlerësuar se Fidel Castro ishte “diktator brutal i cili e ka shtypur popullin e tij për afro gjashtë dekada”, dhe tha se shpreson se vdekja e tij do ta çoj “në liri” popullin Kuban.

Mëtutje, zoti Trump, me rastin e vdekjes së Fidel Castros, ish-liderit revolucionar të Kubës, është shprehur se derisa Kuba “mbetet ishull totalitar”, ai shpreson se vdekja e Castros “shënon një shmangie larg nga tmerret që kanë zgjatur shumë dhe lëvizje kah e ardhmja ku populli i mrekullueshëm i Kubës përfundimisht do të jetoj në liri, të cilën ata shumë e meritojnë”, raporton agjencia AP.

Donald Trump tha se administrata e tij do të bëjë çdo gjë të mundshme “për ta siguruar popullin kuban se përfundimisht mund ta filloj rrugën e vet kah prosperiteti dhe liria” dhe tha se ai u bashkohet shumë kubano-amerikanëve në shpresën se “një ditë do ta shohin Kubën e lirë”.

XS
SM
MD
LG