Ndërlidhjet

Kubë: Nëntë ditë të zisë kombëtare për vdekjen e Castros


Flamuri kuban në gjysmë shtize në kryeqytetin Havanë me rastin e vdekjes së Fidel Castros

Në Kubë po mbahen nëntë ditë të zisë kombëtare për vdekjen e ish-liderit revolucionar të Kubës, Fidel Castro, i cili ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Shpallja e vdekjes së tij u bë dje nga presidenti i Kubës, Raul Castro, i cili është i vëllai i Castros së ndjerë.

Flamujt janë vendosur në gjysmë shtize në ndërtesat qeveritare, ndërsa shfaqjet e ndryshme dhe koncertet janë anuluar, në nderim të Fidel Castros, i cili për afro gjysmë shekulli e ka udhëhequr regjimin komunist në Kubë.

Për ditët e ardhshme planifikohen tubime masive në nderim të Castros, ndërsa kufoma e tij është djegur në një kremator gjatë ceremonisë private në kryeqytetin Havanë.

Urna me hirin e tij do të dërgohet në qytetin lindor Santiago më 4 dhjetor.

XS
SM
MD
LG