Ndërlidhjet

76 të vdekur në aksidentin ajror; 3 futbollistë shpëtojnë


Të plagosurit në aksident dërgohen në spital...
Të plagosurit në aksident dërgohen në spital...

Një avion që transportonte 81 veta, përfshirë një ekip brazilian të futbollit, është rrëzuar gjatë fluturimit për në qytetin Medellin të Kolumbisë.

Policia tha se pesë veta i kanë mbijetuar aksidentit, ndërsa të tjerët në bord kanë vdekur.

Në mesin e të mbijetuarve janë tre futbollistë.

Fluturimi çarter nga Bolivia bartte futbollistë të ekipit Chapecoense. Ata është dashur të luajnë në finalen e turneut Copa Sudamericana kundër ekipit të Medellinit Atletico Nacional.

Finalja e turneut të Amerikës Jugore ka qenë e paraparë të mbahet të mërkurën, por tani është pezulluar.

Ekipi nga qyteti Chapeco ka arritur fianlen pasi ka mundur javën e kaluar San Lorenzon e Argjentinës.

Kryetari i qytetit Medellin, Federico Gutierrez, e përshkroi aksidentin si “tragjedi të proporcioneve të mëdha”.

Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende, por në atë kohë raportohet se ka pasur shira dhe bubullimë.

Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit janë aktivizuar menjëherë, por një helikopter i forcës ajrore është dashur të kthehet prapa për shkak të shikueshmërisë së dobët.​ (v.tela)

XS
SM
MD
LG