Ndërlidhjet

De Mistura: Beteja e Alepos do të jetë e tmerrshme 


Staffan de Mistura, I dërguari i OKB-së për Sirinë

I dërguari i OKB-së në Siri ka thënë sot se ai shpreson të gjendet “ndonjë lloj i formulës” që do të evitonte një “betejë të tmerrshme” në Alepo, raporton Reuters.

Në qytetin sirian ka kohë që po zhvillohen beteja të ashpra, ndërsa së fundi forcat qeveritare kanë arritur të marrin pjesë të mëdha të qytetit që kanë qenë nën kontroll të rebelëve anti qeveritarë.

Staffan de Mistura, derisa ka folur në konferencën e mbajtur në Romë, ka lënë të kuptohet se beteja për Alepon nuk do të zgjaste shumë duke thënë se “fakt është që Alepo nuk do të qëndrojë shumë gjatë”.

“Unë e besoja se do të jetë një betejë e tmerrshme që do të përfundonte në mes të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Shpresoj që kjo betejë nuk do të ndodhë dhe se do të gjendet ndonjë lloj i formulës”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG