Ndërlidhjet

Kandidati i së djathtës ekstreme në Austri e pranon humbjen

  • RFE /RL

Norbert Hofer

Norbert Hofer e ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale në Austri.

Kandidati i Partisë së Lirisë që konsiderohet e ekstremit të djathtë në këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se e pranon që nuk ka siguruar votat për t’u bërë president i vendit.

“Të dashur miq, ju falënderoj. Më keni përkrahur përzemërsisht dhe jam pafundësisht i mërzitur që nuk ia arritëm. Me kënaqësi do të kujdesesha për Austrinë tonë”, ka shkruar Hofer në Facebook.

Norbert Hofer
Norbert Hofer

Ai, gjithashtu, e ka uruar kandidatin e pavarur për president, Alender Van der Bellen për suksesin, ndërsa ka lutur “të gjithë austriakët që të punojnë së bashku”.

Pak minuta para se të pranojë humbjen, televizioni publik austriak, ORF ka raportuar se nga 58 % të qendrave të votimit të numëruara, Van der Bellen ka fituar 53.6 % të votave. Kjo konsiderohet një diferencë e madhe që Hofer ta përmbysë me pjesën e mbetur të votave pa numëruar.

Kandidati i ekstremit të djathtë, Hofer sipas ORF ka fituar vetëm 46.6 %.

Edhe menaxheri i fushatës së Hofer e ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale në një intervistë dhënë ORF.

“Në fund të fundit nuk ia arritëm”, ka thënë Herbert Kickl, për ORF derisa janë bërë parashikimet e para se Van der Bellen po udhëheqë me vota.

“Në këtë pikë, establishmenti, që garonte edhe njëherë të bllokojë, të ndërtojë mure dhe të parandalojë rigjallërimin, ka fituar”, ka thënë ai.

Fitorja e Van der Bellen, 72 vjeçar, i jep fund një gare të zhurmshme presidenciale në Austri që përfshiu dy raunde dhe këtë raund përsëritës që u mbajt më 4 dhjetor.

Një nga zyrtarët e parë ndërkombëtar që ka reaguar pas fitores së Van der Bellen ka qenë ministri i jashtëm gjerman.

“E tërë Evropa po ndjehet e lehtësuar” është cituar të ketë thënë Frank Walter Steinmeier nga profili në “Twitter” i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Steinmeier është shprehur kështu pasi Norbert Hofer gjatë fushatës ka ofruar vizion krejt ndryshe për të ardhmen e Austrisë duke bërë që të tjerët të vëzhgonin me shqetësim procesin zgjedhor në këtë vend anëtar të BE-së.

Përpos kësaj, Hofer gjatë fushatës ka ofruar edhe vizion krejt ndryshe për të ardhmen e vendit.

Fitorja e tij do e bëntë atë liderin e parë nga ekstremi i djathtë që bëhet udhëheqës i një vendi anëtar të BE-së prejse ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore.

Për shkak të gabimeve në balotazhin e zhvilluar gjatë verës që çuan edhe deri te përsëritja e sotme e zgjedhjeve, zyrtarët kanë thënë se rezultati përfundimtar mund të publikohet nga e hëna deri të mërkurën.

Përgatiti: Artan Haraqija

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG