Ndërlidhjet

Apeli ia ulë dënimin Sllobodan Gavriqit, nga 13 në 11 vjet burg


Nga gjykimi i mëhershëm i Sllobodan Gavriqit

Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka ulur për dy vjet dënimin, qytetarit nga Serbia, Sllobodan Gavriq, i akuzuar për terrorizëm.

Ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 13 vjet burg, por Gjykata e Apelit ia ka zbritur këtë dënim 11, pas ankesës së bërë nga pala mbrojtëse.

Mbi Gavriqin rëndon akuza për veprën penale të përgatitjes së veprave terroriste kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Vendimi për uljen e dënimit është arsyetuar nga Apeli me faktin se Gavriq, ka pranuar veprimet e tij inkriminuese.

XS
SM
MD
LG