Ndërlidhjet

WADA: “Konspiracion institucional” rus për të fshehur skandalin me doping


Avokati kanadez, Richard McLaren

Një raport i ri nga Agjencia Botërore Kundër Dopingut (WADA) për dyshimet e abuzimit me substanca të ndaluara nga sportistët rusë, ka gjetur dëshmi të reja për mbi 1 mijë atletë rusë që janë përfshirë në manipulimin e testeve pozitive për doping që janë bërë përgjatë katër viteve.

Raporti i publikuar më 9 dhjetor pason raportin e verës që rezultoi me ndalimin e dhjetëra atletëve rusë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Rios.

Të dyja raportet janë hartuar nga avokati kanadez, Richard McLaren.

Raporti i ri ka gjetur dëshmi se janë manipuluar mostra të urinës të 12 medalistëve rusë, përfshirë edhe fitues të medaljeve të arit, gjatë Lojërave Dimërore në Soçi në vitin 2014.

Në përgjithësi, raporti thotë se kishte “konspiracion institucional” që përfshinë më shumë se 30 sporte, duke filluar nga viti 2011, dhe ka vazhduar më pas në Lojërat Olimpike të mbajtura në Londër më 2013, Kampionatin Botëror të Atletikës dhe Lojërat në Soçi.

Raporti thotë se mbulimi i skandalit ka vazhduar “më së paku deri më 2015”.

Pretendimet e raportit fillestar të McLaren janë konfirmuar në tërësi nga të gjeturat e fundit.

Zyrtarët rusë e kanë hedhur poshtë akuzën se kanë pasur program të organizuar të dopingut, duke thënë se ata kanë punuar me WADA për të rritur kontrollimin e abuzimit me substanca të ndaluara.

XS
SM
MD
LG