Ndërlidhjet

Francë: Policia në ndjekje të vjedhësve të arit


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Francës tha se është në ndjekje të katër vjedhësve, të cilët sot e kanë plaçkitur një sasi të arit nga një makinë e blinduar, duke i ndezur automjetet afër një autostrade.

Plaçkitësit, që operonin me dy vetura, e rrethuan makinën e blinduar dhe e detyruan që të largohet nga autostrada ndërmjet Parisit dhe Lionit, ka njoftuar zëdhënësi i xhandarmërisë kombëtare, raporton AP.

Pastaj, ata e vodhën arin, duke i lidhur dy njerëz në pjesën e prapme të kamionit, por ndërkohë policia ka intervenuar pas njoftimit nga një dëshmitar dhe ka arritur me kohë për t’i shpëtuar dy personat e lidhur.

Por, dukej se dy veturat e tjera ishin të parkuara dhe pa njerëz, ka thënë zëdhënësi i xhandarmërisë.

Policia me makina dhe helikopterë po zhvillon kërkime në hapësirat rreth qytetit Dardiji, ka thënë ky zëdhënës në kushte anonimiteti, meqë nuk ishte i autorizuar për të dhënë detaje lidhur me hetimin që po vazhdon.

Vlerësohet se ari i vjedhur e ka vlerën afro një milion dollar.

XS
SM
MD
LG