Ndërlidhjet

Policia gjermane dyshon për "sulm terrorist"


Kamioni përplaset për turmën në Berlin
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:04 0:00

(AP Video)

Së paku 12 veta janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion është futur në një treg të Krishtlindjeve, në qendër të Berlinit, njoftoi policia gjermane.

Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shtrirë në tokë dhe tezga të rrëzuara.

Policia tha se dyshon se kamioni është përplasur qëllimisht për turmën, ndërsa kjo me gjasë është “vepër terrorizmi”. Policia e ka arrestuar një person afër tregut për të cilin thotë se është shoferi i kamionit.

Një person i dytë që ka qenë pasagjer në kamion, që sipas policisë është me shtetësi polake, ka vdekur në vendin e ngjarjes mëgjithë përpjekjet e mjekëve ta shpëtojnë. Policia thotë se polaku nuk e ka pasur kamionin nën kontroll kur ai është përplasur rreth 80 metra në thellësi të turmës.

Agjencia e lajmeve DPA raporton se personi i arrestuar me gjasë ka shkuar në Gjermani si refugjatë, nga Afganistani apo Pakistani, sipas burimeve të tyre të sigurisë.

Televizioni polak, TVN 24, raporton se kamioni që është përplasur për turmën është pronë e një kompanie polake, ndërsa policia gjermane ka thënë se ata po e hetojnë rastin me dyshimin se kamioni është vjedhur.

Vendi ku ka ndodhur sulmi.
Vendi ku ka ndodhur sulmi.

Incidenti ndërkaq e ka nxitur Francën, e cila e ka përjetuar një sulm të ngjajshëm me kamionë kur një përkrahës i grupit, Shteti Islamik ka vrarë në muajin korrik 86 persona që festonin në qytetin Nicë të Francës, që të rrisë masat e sigurisë nëpër zonat qëndrore të qyteteve ku janë krijuar zona të veçanta për të festuar Krishtlindjet.

Rasti në Berlin ka nxitur reagime të shumta brenda dhe jashtë Gjermanisë.

Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka reaguar në Tëitter, duke thënë: "Jemi në zi për të vdekurit. Shpresojmë që të plagosurit t'ia dalin".

"Një mbrëmje e tmerrshme për Berlinin dhe për vendin tonë", tha përmes një deklarate presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck.

Edhe Shtëpia e Bardhë e ka dënuar “atë që duket si sulm terrorist” duke shtuar se “incidenti i tmerrshëm” duket se ka pasur “cak mënyrën tonë të të jetuarit”.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump e ka fajësuar një “terrorist islamik” pa përmendur dëshmi për këtë, duke thënë se Shteti islamik dhe “terroristët e tjerë islamik në vazhdimësi vrasin të krishterët në komunitetet e tyre dhe vendet e tyre të besimit si pjesë të një xhihadi global”.

“Këta terroristë dhe rrjetet e tyre rajonale dhe botërore duhet të zhduken nga faqja e tokës, një mision që ne do e kryejmë me të gjithë partnerët tanë që e duan lirinë”, ka thënë më tej ai.

Ngjarja ka ngjallur kujtimet e një sulmi në Nicë të Francës, në muajin korrik, kur Mohamed Lahouaiej Bouhlel, me prejardhje tuniziane, ka përplasur një kamion 19-tonelatash për një turmë njerëzish, buzë plazhit, duke vrarë 86 veta.

Policia ka qëlluar për vdekje sulmuesin, ndërsa përgjegjësinë për aktin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Në nëntor, Deparatamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim për “rrezik të lartë nga sulmet terroriste në Evropë, sidomos gjatë sezonit të festave të fundvitit”. (v.tela)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG