Ndërlidhjet

Kolegji Zgjedhor konfirmon zgjedhjen e Trumpit


Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Kolegji Zgjedhor i Shteteve të Bashkuara konfirmoi zgjedhjen e Donald Trumpit president.

Trump fitoi së paku 304 vota të Kolegjit, ndonëse, me Kushtetutë, 270 janë të mjaftueshme për t’u zgjedhur president.

Ai do të marrë detyrën nga 20 janari.

Kundërkandidatja e Trumpit, Hillary Clinton, ka mbledhur vetëm 169 vota deri në fund të ditës së hënë.

Votat do të numërohen dhe vërtetohen zyrtarisht në një mbledhje të përbashkët të Kongresit, në muajin janar.

Sistemi i komplikuar zgjedhor është ngritur nga njerëzit që kanë hartuar Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara për të balancuar fuqinë votuese të shteteve më të populluara kundër asaj të shteteve rurale, më pak të populluara.

Por, mënyra se si funksionon sistemi do të thotë se, ndonjëherë, një kandidat mund të humbasë votën e popullit, por të fitojë shumicën e votave të Kolegjit Zgjedhor. Kjo ka ndodhur edhe me Trumpin në zgjedhjet e 8 nëntorit.

Por, jo të gjithë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë të obliguar të votojnë për fituesin e zgjedhjeve në shtetin e tyre.

Për këtë arsye, disa demokratë dhe të tjerë kanë bërë përpjekje të bindin disa anëtarë të Kolegjit që të zgjedhin një tjetër republikan dhe jo Trumpin.

Mbështetësit e kësaj përpjekjeje janë thirrur në raportet se hakerë, të mbështetur nga Qeveria ruse, kanë ndikuar fushatën presidenciale në SHBA, si dhe në dyshimet mbi marrëdhëniet biznesore të Trumpit.

Shumica e zgjedhësve të Kolegjit, që janë mbledhur të hënën në të 50 shtetet dhe në Uashington, e kanë injoruar këtë përpjekje, edhe pse ka pasur raporte se së paku dy zgjedhës kanë kërkuar të zgjedhin kandidat tjetër. (v.tela)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG