Ndërlidhjet

Tuniziani Anis Amri, dyshohet se e kreu sulmin në Berlin


Kamioni me të cilin u krye sulmi në Berlin

Autoritetet gjermane po ofrojnë shpërblim deri në 100 mijë euro për informacione që çojnë deri te arrestim i një shtetasi tunizian që dushohet se është autori i sulmit me kamion në Berlin.

Prokuroria gjermane e ka identifikuar atë si 24 vjeçarin, Anis Amri.

Përmes një komunikate të publikuar më 21 dhjetor, Zyra e Prokurorisë Federale ka paralajmëruar se i dyshuari mund të jetë “i rrezikshëm dhe i armatosur”, ndërsa ka kërkuar nga njerëz që ta njoftojnë policinë nëse e kanë parë atë.

Anis Amri është 1.78 i gjatë, ndërsa peshon 75 kg, ka flokë të zeza dhe sy ngjyrë kafe”, ka thënë mes tjerash prokuroria.

Dy fotografi të Amrit janë publikuar në faqen e internetit të Prokurorisë Federale.

Komunikata njofton se kërkimi për Amrin është në vazhdim e sipër, me përkrahjen e forcave policore në të 16-të shtetet federale gjermane.

12 persona janë vrarë dhe 48 të tjerë janë lënduar me një kamion që është drejtuar nga turma që festonte në tregun e Krishtlindjeve më 19 dhjetor.

Mediat gjermane raportojnë se tuniziani i dyshuar ka përdorur identitete të ndryshme prejse ka hyrë në Gjermani, në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG