Ndërlidhjet

Ushtria siriane thotë se ka rimarrë Aleppon

  • RFE /RL

Forcat pro-qeveritare të Sirisë ne Aleppo më 21 dhjetor

Ushtria e Sirisë thotë se ka rimarrë Aleppon në tërësi pasi grupi i fundit i luftëtarëve rebelë u evakuua.

Televizioni shtetëror i Sirisë tha se grupi i fundit i rebelëve dhe familjet e tyre që mbetën në enklavën e vogël të Aleppos lindore u evakuuan më 22 dhjetor, sipas një marrëveshjeje që i dha ushtrisë dhe aleatëve të saj kontrollin e plotë mbi qytetin pas disa vjet luftimesh.

Ahmed Qorra Ali, një zyrtar i grupit rebel Ahrar al-Sham, konfirmoi se “kolona i fundit lëshoi rajonin e kontrolluar nga rebelët".

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq rreth 30 mijë njerëz janë trasnportuar me autobusë jashtë Aleppos që nga java e kaluar.

Evakuimi u përmbyll pas një marrëveshje për armëpushim të arritur nga Rusia dhe Turqia pasi forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe aleatët e tyre i ndoqën rebelët nga pjesa më e madhe Aleppos lindore në një ofensivë të kritikuar nga OKB-ja, SHBA-ja dhe grupet për të drejtat e njeriut për shkak të numrit të lartë të civilëve të vrarë në qytet.

Qyteti antik ishte i ndarë në pjesën e kontrolluar nga rebelët dhe nga qeveria që nga viti 2012. (REL)

XS
SM
MD
LG