Ndërlidhjet

Rusi: Ditë zie për viktimat e aeroplanit të rrëzuar, derisa vazhdon kërkimi masiv


Në Rusi sot mbahet ditë zie kombëtare për 92 personat që u vranë nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak, derisa autoritetet kanë zbuluar se shumë anëtarë të njohur të ansamblit muzikor zyrtar të ushtrisë së Rusisë, ishin në mesin e të vdekurve.

Zyrtarë të lartë të Rusisë kanë konfirmuar se 68 pjesëtarë të Ansamblit Aleksandrov, kanë humbur jetën kur aeroplani i tipit Tu-154 është rrëzuar dje në Detin e Zi, pak kohë pasi është ngritur nga aeroporti në qytetin Soçi.

Asnjë prej 92 njerëzve në aeroplan nuk ka shpëtuar.

Aeroplani fillimisht ishte nisur nga Moska, por ishte ndalur në Soçi për të marrë karburant, për të vazhduar fluturimin për në bazën ajrore ruse, afër qytetit Latakia në Siri, ku parashihej një koncert i anslamblit me rastin e Vitit të Ri.

Mijëra pjesëtarë të ekipeve të kërkim – shpëtimit e kanë vazhduar operacionin për gjetjen e trupave në Detin e Zi. Derisa sot në mëngjes, janë gjetur vetëm 11 trupa të pajetë.

Po ashtu, kërkohen edhe kutitë e zeza nga aeroplani i rrëzuar.

Në Moskë, qytetarët po vendosin lule dhe qirinjë para një salle të koncerteve ku Ansambli Aleksandrov shpeshherë ka mbajtur koncerte.

Sekretari shtetëror i Rusisë dhe zëvendësministri i mbrojtjes, Nikolai Pankov, ka konfirmuar se 68 anëtarë të këtij ansambli, përfshirë dirigjentin e korit, Valery Khalilov, janë vrarë dje nga rrëzimi i aeroplanit në Detin e Zi, pak kohë pasi është ngritur nga një aeroport në qytetin Soçi.

Zoti Pankov tha se “ansambli do të jetoj” dhe se ai “do të vazhdojë të mbetet simbol i ushtrisë dhe vendit”.

Po ashtu, në aeroplan ishin edhe tetë anëtarë të ekuipazhit, gjashtë anëtarë të personelit ushtarak, nëntë gazetarë të televizionit të Rusisë dhe Elizaveta Glinka, e njohur si Doktor Liza, anëtare e këshillit për të drejtat e njeriut të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe drejtoreshë e një organizate humanitare.

Raportohet se Glinka udhëtonte në Siri për të dërguar furnizime mjekësore për një spital universitar në qytetin Latakia të Sirisë.

Kanalet televizive të udhëhequra nga shteti në Rusi, First Channel, NTV dhe Zvezda, thonë se i kanë pasur nga tre gazetarë në aeroplan.

Copat e aeroplanit janë zbuluar në largësi më të vogël se dy kilometra nga bregdeti në Soçi, në thellësinë prej 50 e deri në 70 metra.

Pak orë pas përplasjes së aeroplanit, presidenti i Rusisë, Vlaidmir Putin, ka shpallur Ditë zie kombëtare për sot.

Ai dje ka shprehur “ngushëllime më të sinqerta për familjet e shtetasve të vrarë” nga rrëzimi i aeroplanit.

“Do të kryhet hetim gjithpërfshirës i shkaqeve të përplasjes dhe çdo gjë do të bëhet për mbështetje të familjeve të atyre që kanë vdekur”, tha Putin.

Ministri i transportit i Rusisë, Maxim Sokolov, që është në komisionin hetues, tha se autoritetet po analizojnë çdo shkak të mundshëm të rrëzimit të aeroplanit Tu-154.

Rusia vazhdon kërkimet pas rënies së aeroplanit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:00 0:00

Zyrtarët e kanë përjashtuar mundësinë e terrorizmit në rrëzimin e aeroplanit.

Komiteti Investigativ i Rusisë tha se e ka filluar një hetim penal për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje eventuale të rregullave të sigurisë së transportit ajror.

Sipas Ministrisë së mbrojtjes, aeroplani i kishte kaluar afro 7 mijë orë në fluturim, prej se ishte vënë në shërbim në vitin 1983.

Në dhejtor të vitit 2014 ky aeroplani i ishte nënshtruar riparimit, ndërsa në muajin shtator ishte bërë servisimi i tij, ka thënë Ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG