Ndërlidhjet

Kosovë: Institucionet në gatishmëri ndaj reshjeve dhe temperaturave të ulëta


Pamje e një pjese të Prishtinës

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes mekanizmave kompetentë institucionalë, po e përcjellë me vëmendje të posaçme situatën e krijuar në Kosovë pas reshjeve të mëdha të borës si dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin, thuhet në kumtesën e sotme të Zyrës për komunikim të qeverisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Qendra e Situatave në kuadër të Këshillit të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Infrastrukturës si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, janë plotësisht të angazhuara në ballafaqim me situatën, duke rritur gatishmërinë në tejkalimin e kësaj emergjence.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu ka kërkuar nga institucionet kompetente që të rrisin mobilizimin, gatishmërinë dhe koordinimin e gjithanshëm për tu dalur në ndihmë qytetarëve, institucioneve lokale, si dhe të gjitha komuniteteve e banorëve të vendit, të cilët mund të ballafaqohen me pasojat e kësaj situate, thuhet në kumtesë.

Këto ditë në Kosovë, sikur pothuajse në gjithë rajonin, ka reshje të mëdha të botës dhe mbretërojnë temperatura tejet të ulëta.

XS
SM
MD
LG