Ndërlidhjet

OKB: Së paku 10 mijë civilë janë vrarë gjatë luftës në Jemen 


Ilustrim

Numri i viktimave ndër civilë gjatë luftës në mes të rebelëve shiit, Huthi dhe koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në përkrahje të qeverisë në Jemen, ka arritur në 10 mijë, sipas OKB-së.

Zyrtari për Koordinim të Çështjeve Humanitare i OKB-së, Jamie McGoldrick, ka thënë mbrëmë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Ai ka thënë se rreth 40 mijë të tjerë janë lënduar gjatë konfliktit dy vjeçar.

Komentet janë bërë derisa ndërmjetësi i OKB-së, Ismail Ould Cheikh Ahmed ka arritur në qytetin port të Jemenit, Aden, në përpjekje për të ringjallur shpresat për paqe pasi propozimi për qeveri të unitetit është hedhur poshtë nga presidenti, Abu Rabbu Mansur Hadi.

Konflikti në mes të Huthit dhe forcave aleate të qeverisë jemene kanë eskaluar në marsin e vitit 2015, kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka nisur një fushatë ajrore për të rikthyer në pushtet administratën e njohur ndërkombëtarisht.

XS
SM
MD
LG