Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione kundër Millorad Dodikut


Emri i Dodikut në listën e sanksioneve të SHBA-ve

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka imponuar sanksione kundër liderit nacionalist të Republikës Serbe në Bosnjë Hercegovinë, Millorad Dodik, duke thënë se ai në mënyrë aktive po i pengon përpjekjet për implementim të Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, me të cilën përfundoi lufta në Bosnjë Hercegovinë.

Sanksionet e shpallura mbrëmë u mundësojnë autoriteteve amerikane që ta bllokojnë qasjen në ndonjë pasuri ose fond të tij nën jurisdiksionin e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Dodik, president i entitetit autonom serb në Bosnjë, është kritikuar nga fuqitë perëndimore për këmbënguljen e tij për ta shënuar 9 janarin. Këtë datë serbët në Bosnjë e konsiderojnë Ditë të shtetësisë.

John Smith nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, tha se “duke e penguar Marrëveshjen e Dejtonit, Millorad Dodik paraqet kërcënim të rëndësishëm për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë Hercegovinës”.

XS
SM
MD
LG