Ndërlidhjet

Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil


Fotografi e parlamentit të Zvicrës - Bern
Fotografi e parlamentit të Zvicrës - Bern

Kërkesat për azil në Zvicër kanë rënë për gati një të tretën e kërkesave që janë bërë gjatë vitit të kaluar, raporton Reuters.

Për këtë ka ndikuar mbyllja e rrugës që shfrytëzohej në Ballkan nga migrantët dhe refugjatët që janë larguar nga zonat e krizës në Lindje të Mesme, Azi dhe Afrikë.

Megjithatë numri i azilkërkuesve mund të rritet varësisht prej rrjedhës së refugjatëve që do të hynin në Evropë përmes Detit Mesdhe dhe nëse vazhdon të respektohet marrëveshja që Bashkimi Evropian e ka nënshkruar me autoritetet turke për mbajtjen e migrantëve brenda Turqisë.

Shteti neutral i Zvicrës ka pranuar vetëm një pjesë të vogël të rreth 1.3 milionë azilkërkuesve që kanë hyrë në Evropë gjatë vitit të kaluar.

Numri më i madh i azilkërkuesve në Zvicër janë nga Eritrea, pas të cilëve renditen ata nga Afganistani, Siria, Somalia, Shri Lanka dhe Iraku.

Vitin e kaluar, gati 23 % e 31 300 azilkërkuesve e kanë fituar azilin në Zvicër.

XS
SM
MD
LG