Ndërlidhjet

Tahiri: Marrëveshjet e pazbatuara - në fokus të bisedimeve Kosovë - Serbi


Isa Mustafa (djathtas), Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq, para një rundi të mëparshëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel
Isa Mustafa (djathtas), Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq, para një rundi të mëparshëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Në fokus të diskutimeve në rundin e ardhshëm të bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit, që do të zhvillohet më 1 shkurt në Bruksel, do të jetë rikonfirmimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura në të kaluarën, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ministria për dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri

“Marrëveshjet të cilat do diskutohen janë: bllokimi i çështjes se energjisë elektrike apo pavarësimi i Operatorit të sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), nga ana e Serbisë. Pastaj, është çështja e zbatimit të marrëveshjes për drejtësi, që ishte paraparë në fillim të muajit janar, por po prolongohet dhe çështja e Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Edita Tahiri.

Sipas saj, do të diskutohet edhe për ndaljen e tensioneve dhe provokimet që shteti i Serbisë kohëve të fundit ka bërë karshi Kosovës dhe, po ashtu, do të diskutohet edhe për fazën përmbyllëse të dialogut .

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 1 shkurt në Bruksel, për rundin e ri të bisedimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG