Ndërlidhjet

Lunacek: Dialogu, në fund, do të thotë njohje e Kosovës


Ulrike Lunacek
Ulrike Lunacek

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e këtij institucioni për Kosovën, Ulrike Lunacek, tha se shumica në Serbi është e vetëdijshme se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

“Persepktiva e Serbisë dhe e Kosovës për mua është e qartë: pajtimi në rajon dhe integrimi në BE”, tha Lunacek për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

“Normalizim do të thotë se çdo gjë, për të cilën është rënë dakord, duhet të zbatohet, pa përjashtim. Këtë duhet ta bëjnë të dyja palët dhe jo të presin njëra-tjetrën”.

“Shumica e njerëzve në Serbi e di se Kosova nuk do të jetë kurrë më pjesë e Serbisë. Edhe Qeveria e Serbisë e di - edhe pse anëtarët e saj përpiqen ta injorojnë këtë fakt - se Bashkimi Evropian, pas Qipros, nuk do të pranojë edhe një vend, kufijtë e të cilit nuk janë të definuar qartë”, tha Lunacek.

Ajo po ashtu tha se është optimiste se dialogu do t’i mundësojë Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe se kjo, në fund, do të thotë pranim.

Lexoni edhe këtu.

XS
SM
MD
LG