Ndërlidhjet

Urdhri i Trumpit për migracionin "do të radikalizojë ekstremistët"


Ilustrim

Organizata më e madhe në botë e vendeve islamike shprehu “shqetësim të madh” me urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’iu ndaluar përkohësisht hyrjen në SHBA-s qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Organizata për Bashkëpunim Islamik tha se “shumica e atyre që ikin nga lufta dhe persekutimi janë prekur padrejtësisht nga ky urdhër”.

“Këto akte selektive dhe diskriminuese vetëm se do të shërbejnë për të inkurajuar predikimet radikale të ekstremistëve”, thuhet në deklaratë.

Vendet e prekura përfshijnë: Irakun, Sirinë, Iranin, Sudanin, Libinë, Somalinë dhe Jemenin - të gjitha këto shtete anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

Ndaj urdhrit të Trumpit reagoi edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ajo tha se lufta kundër terrorizmit nuk e justifikon dyshimin ndaj të gjithë myslimanëve.

“Lufta e nevojshme dhe e vendosur kundër terrorizmit, në asnjë mënyrë, nuk e justifikon dyshimin e gjeneralizuar mbi njerëzit e një feje, në këtë rast, mbi njerëzit e besimit islam, ose mbi njerëzit me një prejardhje të caktuar. Sipas mendimit tim, kjo qasje është në kundërshtim me parimet themelore të ndihmës ndërkombëtare për refugjatët”, tha Merkel.

Trump e ka mbrojtur urdhrin e tij dhe ka thënë se nuk është ndalesë për myslimanët.

XS
SM
MD
LG